16 February 2012

Ushtari - monolog


pse me luftu une?
per tjeret!!
per ta luftova
e tash te mos me lene te jem pjese e kllapes se tyre

une jam ushtar
une skam menyre tjeter te jeteses
nenvetedijen e kam ushqyer me copa duarsh e lecka te pergjakura
trupa
truptha


si te jem pjese e shoqerise
a do te me pranojne athu keta te orientuarit
law abiders

ku do ta kem vendin
apo do te presin qe une tia gjej vendin vetes
si do ta bej ate nje ushtar si une

duke e mbrojtur vendin
ok
por nga kush tash
nga ata
ligjoret
apo nga keta si une
apo nga ata si ata

te ndershmit

une jam me i forte
do ta marr ligjin ne doren time
dhe une do te vej ligj
pse jo
une jam i forti

por sdi si do te me punoj koka
ta menaxhoj ate

ska dert
jam i forte
forca respektohet
frika
e respektojne ata friken
ajo i ka bere ata te ikin
e une te rri
te jem ky
te identifikohem me kete nofke
profesionalist
ushtar

forca luftarake eshte mashkullore
shperthim luftarak seksual
ne trajte tjeter
me dhune

do tia bej vetes vendin une ne kete shoqeri
me forcat e mia
skane me pas tjeter rrugedalje pos te me pranojne

i kam une metodat e mia te jetes
i furishem jam
drejt asaj qe me takon
do te me duan
sdo te me duan
skane me pas qare
do ti bej te me duan
me force
me dhune
me gjak
me metodat e mia jetesore
me hapsiren time intelektuale
me duart e mia

se edhe une i dua ata
dua te jem me ata
nese me pranojne

nese jo
atehre ja ku jam
une ushtari

13.02.2012


"Poezi shqip, poezi dashurie, poezi facebook, poezi per babain, te dua"

No comments:

Post a Comment