Leopard Cana - Artist, Graphic Designer, Modeler, Painter, Interior Designer. Address: Rr.Ismail Dumoshi 41, 10000 Prishtina, Kosovo. tel. +377 44 293 551 email. leopardcana@gmail.com http://behance.net/leopardcana
11 November 2011
S'TE PATA NJOHUR
Një ditë do të tregoj pse të thirra
Do të kuptosh se korridoret qenë të përlyera
Nga lëngu i puqrrave të shtrydhura të lavireve
Gërshërët me gjak ishin të menstruacioneve
Që pate mu në kohën kur doja të të sakrifikoj
Rreth zjarrit të purpurtë
Qakarica seksi
Sa te pashe pares
e keqja qe prom ste pashe
sot veq ne foto
si gjithmone
qata sy
si qorr
po shume seksi
qat goje
si pidh
shume ta kisha kafshu deri ne gjak
MISIONI I NATES
Më jep hua yllin tënd të hirtë
Do të më vie engjulli im në darkë
Duhet ta ç varros e ta plagos tëndin
Të sakrifikoj me tragjedi
BALLOJA
Pse nuk i zhvesh ato lot më?
Nuk të përshtaten për trupi
Është në modë vetulla jote e ngritur
Ajo të ka hije ty
Është mbretërore
I bën tjerët ta veshin kostumin e funeralit
E sheh atë greminë atje larg
Ato karroca, tavolina
Ato turma njerëzish
Vetëm për mua dhe gojën tënde janë mbledhur
Pra :”Enjoy the fucking party”.
LEOPARD CANA 31.08.1999
LEMZES
Më pështyj
E mos më shaj
Më kap për fyti
E mos më mbyt
Më ler të mbaj se ti je në modë sot
Trupi në formën e lapsit “B”-tetë
KOPJA (Copy)
po e shoh kopjen teme te ti
edhe po nalna e po mendoj
athu osht mire qe je qashut
a ndoshta ma mire osht me fol me najkon qe osht ma ndryshe se une
ndoshta sjom mesu keshtu
Chosen one, higher class, elite
Mbrenda dhomave te nenvetedijes
komunikoj me shpirtin tend
ende te pavizatuar
ni mur i gjate
ende pa autografe
po meditoj i zhveshur
neper dhomat e mia
ritual stimulues
Bushtra ime e vogel
A do të jesh me mua për sa të ekzistosh?
Më shiko
Do të jesh e artë përgjithmonë
GJASHTËMBËDHJETËVJEÇARES
Më duket se të dua
Ndoshta është pse ti nuk e di që unë të dashuroj
Për këtë apo për diç tjetër!
Do të doja të mbes kështu, por…
KAFKA
- Një qëndrim i relaksuar para fillimit të hapjes së perdës.
Gjatë vënies së murit të parë, sygjerova mbrendësitë e mia për një jetë vetëm për sot. Katër dritare të mbështetura për shkëmbinj, që të japin një shpresë, pakës më shëndritëse për një të ardhme pa brenga.
ALONG THE WAY
What are these voices that carry us with the seas?
They throw us away
Far away from each other
I don’t see you anymore
I got dizziness in my head
TË QESHESH KUR NUK TË QESHET ASPAK
Dëgjoni këtë tregim timin, është pakës I krisur por ndihmon të zgjidhen edhe probleme tjera, I ngjan një personit të famshëm që i është thenë të buzëqesh ose do ti ketë trutë e shpërndara nëpër mur xhama tavolinë e gjithkah
së paku unë mendoj ashtu.
Pra dua të them se më la vajza me të cilën kalova disa muaj rresht
Besoj se I’u merr mendja edhe juve se ka të bëj me atë që thashë më lartë pra……
COPETIMI
Si do te me quaje ti mua
Egersire
Epo nuk jam
Jetoj me egersira
Do te arsyetohesha une
Me peshtyjne me hidherim te madh…por nuk jam egersire
Do ta deshmoj…
E di se do te thuash se me beson
Perkundrazi kjo nuk do te jete ajo qe po vlon ne mendjen tende
SI NEPER FILMA
Çdo herë do ta lëmë nga një copë të vogël diçkaje
në kohën që nuk do ta quaja aspak Kohë
pos një pjesë teatrale e luajtur në shi, ku assesi nuk kuptohej teksti
Kudo që të vrapoj, nuk do të ndalem
do të vrapoj tek e varrura ime, tek e humbura ime
E kaluara më bën të besoj në të
më lejon të shoh edhe ndonjë ëndërr me të
Dikur do ta shoh shlirë në anën tjetër të karnevalit
e di se nuk do të qash kur të shkosh
nuk do ta thuash lamtumirën
Më duket se ato momente do të gjendem diku tjetër
sigurisht jo dikund me rëndësi sikur këtu
HIJA E LUGINES
Ecëm nëpër hijen e luginës pa kthim
Me të hyrë në të qetësia na këputi këmbët
Perenditë e Olimpit na shiqonin nga larg
Pos lutjeve që bënin për bordin e anijes sonë
Magjitë tjera mbinjerëzore ishin shuar
AKTI I MBREMJES - KEMBET
Ti ec sikur shtatëzënat
Më impresionon me këtë
Athua na është e gjykuar të jemi bashkë
Apo s’meritoj të vij as në funeral
Ti shoh ato këmbë
VETEM SEKS ORAL
Nxorra një trup nga kutia
Ta bëj viktimë në një arenë
Ia ekzekutova bregët
Pjesën tjetër me zjarr ferri
E mbaja në dorë
Ishte terr dhe ajo bënte dritë
Ti je ujë për të eturin…a e di?
Ti je ujë për të eturin…a e di?
Ti je gjak për të sëmurin me anemi
Më je e vetmja shpresë para fundit të botës
Më je bukuroshja që shoh në fund të gotës
Do ta përplasja atë gotë
Vetëm t’më shiqoje ti
T’më prekësh njëherë
Se ti je shenjtëri
E nëpër ty në parajsë do të mbërrij
B U K U R O S H Ë S
Më thuaj që më do lavire
Thuam që më ke të vetmin në botë
E sheh veten si je bërë
Ti e di mirë se askush nuk do të dashurojë
Në mënyrat e mia
Nuk do të mund të durojnë si unë
Atë gojë si çorapë askush s di ta puth si unë
Atë gojë plot zjarr e lëng
L E M Z Ë S I I -p a r a u l t i m a t u m i t
Në sy dua ta kap shpirtin tënd
Me krrabë të përlyer
Me helmin mortor “të dua”
Dua ti prek dhëmbët dhe buzët
Me eshtrat e infektuar nga ti lavire
Hidhmu në qafë
Kam nevojë të më gërryejnë thonjtë e tua
Oj Lemzë
Subscribe to:
Posts (Atom)