11 November 2011

SI NEPER FILMA


Çdo herë do ta lëmë nga një copë të vogël diçkaje
në kohën që nuk do ta quaja aspak Kohë
pos një pjesë teatrale e luajtur në shi, ku assesi nuk kuptohej teksti

Kudo që të vrapoj, nuk do të ndalem
do të vrapoj tek e varrura ime, tek e humbura ime
E kaluara më bën të besoj në të
më lejon të shoh edhe ndonjë ëndërr me të
Dikur do ta shoh shlirë në anën tjetër të karnevalit
e di se nuk do të qash kur të shkosh
nuk do ta thuash lamtumirën
Më duket se ato momente do të gjendem diku tjetër
sigurisht jo dikund me rëndësi sikur këtu



Prapë fotografia e kohës sonë më bën të kem marramendje
kemi qenë dy planete më shumë se të ndara
ishim dy shokë të vjetër që nuk mund të shtireshin
ishim arsyet e pavërteta
Mos ka humbur diçka këtu apo më duket se qenkam vetëm
paskam nevojë për pak ajër të pastër

Jo jo, ne jemi të njejtë dhe të përkryer
të huaj dhe………..
duhemi por në kohën e kaluar, të jeni të bindur për këtë
Tash jemi në kujtesën që është duke e marrur era ngadalë
E di kush je ti
nuk ke nevojë tash të ma shpjegosh se ke qenë e zhveshur
Mua po më intereson kush isha unë në të vërtetë
mos më keqkuptoni por po bën vranët

Do të jemi ne shokë që shihen rrallë
gjithmonë shokë……derisa të hyjmë tri metra në thellësi
Ti gjithmonë do ta kesh lirinë tënde
sikur dy të huaj kur jemi në rrugë
ndoshta kur të shoh ndonjëherë në TV do të më kujtohesh
do të më vie ajo ndjenja se së shpejti do të shoh
do të duhemi si të marrë kur të takohemi
do të jemi të përkryer
do të jemi njerëzit më të informuar në sistemin tonë

Ka zbritur perendia në tokë dhe më ka përshpëritur në vesh:
Vetëm kështu ju do të jeni të përkryer
I kam premtuar se do të veproj në këtë mënyrë
Sidoqoftë pas çdo stuhie nxen dielli

Do të të pres derisa të shkosh në shtëpi vetëm
Do të shkosh edhe më larg
Nuk do ta kthesh më kokën
Do të brengosesh se kush je

Do të kujtohesh kush isha në të vërtetë

Më duket se të pashë diku…….…………..



Leopard Cana 22.06.2001
aty rreth orës 19:30h


"Poezi shqip, poezi dashurie, poezi facebook, poezi per babain, te dua"

No comments:

Post a Comment