11 November 2011

L E M Z Ë S I I -p a r a u l t i m a t u m i t


Në sy dua ta kap shpirtin tënd
Me krrabë të përlyer
Me helmin mortor “të dua”

Dua ti prek dhëmbët dhe buzët
Me eshtrat e infektuar nga ti lavire
Hidhmu në qafë
Kam nevojë të më gërryejnë thonjtë e tua
Oj Lemzë



Ta kam thënë këtë qysh në antikë
Ishte mjegull, nuk më shihje
Bubullonte, ti askund
E tash, vallëzon në breshër

Ka filluar të më bie lëkura
Vjell zjarr
Shihen qartë plagët
Janë të vrerosura
A po i sheh , o e marrë?
Kanë nevojë për ilaç të zi
Për fat dhimbjet nuk kanë filluar ende

Pra deri në infektimin ultimativ
Mos u merakos
Të lutem!

Mos kërko tjetër dhomë
E lirë është edhe e imja
Nëse interesohesh

LEOPARD CANA 28.07.1999

"Poezi shqip, poezi dashurie, poezi facebook, poezi per babain, te dua"

No comments:

Post a Comment