11 November 2011

AKTI I MBREMJES - KEMBET


Ti ec sikur shtatëzënat
Më impresionon me këtë
Athua na është e gjykuar të jemi bashkë
Apo s’meritoj të vij as në funeral
Ti shoh ato këmbë



Më lejo ta shijoj lëngun e pështymës tënde
Derisa të lodhem e të bie si vazo përtokë
I thyer eshtrash
Nuk dihet
Ndoshta do të tretesh pa dalë mëngjesi

Të nesërmen lakuriq
Ne dy dhe këmbët tua
Familje egërsirash
Të djersitur, të dehur nga seksi ndoshta
Nga ai i mbrëmshmi pra

E dashur ,do ta përjetojmë pafundësinë sonte
Ne jemi mbi kulm momentalisht
Ta kesh të qartë
Nuk dua të zbres herët

Puthëm tri herë me sy të mbyllur
Më imagjino si siluetë të gozhduar në kryq
Nëse s’të pëlqen…largohu
Mos u kthe më


Do të shpërblej
Me prekje në këmbët tua të tulta
Nëse i’a arrin qëllimit
Pastaj do ta vëj veshin në barkun tend
Ta shoh si lëviz
Si rrah zemra gjatë aktit të mbrëmjes
Ta ndjej se si ndjehesh

Më vonë i thashë
Zbrit e dashur se mbërrimë
Sa i përket këmbëve tua
Do ti dashuroj derisa të vdes
Të siguroj se vdekja do të bëhet
Në toalet të përlyer
Aty kah mbrëmja

Gëzuar pra:
Për këmbët tua.

LEOPARD CANA 12.04.2000

"Poezi shqip, poezi dashurie, poezi facebook, poezi per babain, te dua"

No comments:

Post a Comment