11 November 2011

TË QESHESH KUR NUK TË QESHET ASPAK


Dëgjoni këtë tregim timin, është pakës I krisur por ndihmon të zgjidhen edhe probleme tjera, I ngjan një personit të famshëm që i është thenë të buzëqesh ose do ti ketë trutë e shpërndara nëpër mur xhama tavolinë e gjithkah
së paku unë mendoj ashtu.
Pra dua të them se më la vajza me të cilën kalova disa muaj rresht
Besoj se I’u merr mendja edhe juve se ka të bëj me atë që thashë më lartë pra……



U nervozova se më tha :
-”Je çoroditur kohëve të fundit, sillesh si guban,je I neveritshëm”
-“Nuk e pin kafenë si duhet kur dalim natën”
-“Qeshesh vend e pa vend”- dhe tha :-
-”S’kemi pse të mbesim bashkë më”
-“Mund të gjesh vasha tjera rrugëve dhe s’ke pse të brengosesh”.
Me këtë vetëm kuptova se me të vërtetë e tëra kishte qenë vetëm kotësi,
Nuk më kishte dashur kurrë e kjo më bë vetëm të qesh nga zori
Kjo ishte pakës si shumë e rëndë për një person emotiv si unë
Dhe në yje kishte qenë e shkruar që unë të kam kësi ardhmërie
Për fat dola edhe nga kjo situate si një person me përvojë të madhe në jetë
Dhe me zemër të thyer si gjithnjë,
Me një fjalë humbës I lojës diçka që s’ishte pritur nga ajo.

E dija se duhet së paku të kontaktoja me diçka ngushëlluese
Një natë, vetëm një natë të më bëjë të ndihem sikur që ndihesha kur isha me të
Më duket se kënaqësinë e gjeta atë natë kur më trokiti në derë dhe erdhi t’më vizitojë për së pari herë …u zhvesh e tëra…
ishte spektakulare nata e parë në kontakt me “drogën”
Ëndërrova bukur…….mezi pres të nesërmen…por Ah ,më mungon princesha ime sot.
Shpresoj se do ta shoh të nesërmen nga distanca
Është ndjenjë e njejtë me drogën si duket…
A mendoni edhe ju kështu?
Folni mos më leni vetëm tash kur kam nevojë për ju
Edhe pse ju duket si rrëfim që e keni dëgjuar me qindra herë
I ndodh gjithkujt kështu “TË QESHESH KUR NUK TË QESHET ASPAK”.

LEOPARD CANA 23.05.2000

"Poezi shqip, poezi dashurie, poezi facebook, poezi per babain, te dua"

No comments:

Post a Comment