Ecëm nëpër hijen e luginës pa kthim
Me të hyrë në të qetësia na këputi këmbët
Perenditë e Olimpit na shiqonin nga larg
Pos lutjeve që bënin për bordin e anijes sonë
Magjitë tjera mbinjerëzore ishin shuar
Çdo pëllëmbë hasnim në kanibalë
Ishim të palëvizshëm
Secili pat këmbët e ngujuara për tokë
Bënte vranët, bubullonte
Disa zogj këndonin këngë që më varrosnin ngadalë
Zjarri i ferrit shihej nga afër
Ishte më afër se këmisha që kisha veshur
Filloi edhe vallëzimi i ujqve që uluronin
S’kishin aspak sens modest
Më detyruan të shiqoj në gurët e rrokullisur
Dukej se binin me shekuj
Tuneli kishte fundin larg
Fillova të ndjej të ftohët
S’di a nga frika që kisha
Apo vërtetë bënte të ftohët
Ishin harxhuar ndjenjat për të kaluarën
Mendimet për të ardhmen mbetën aty ku janë
Isha aktori i vetëm që dukej se zbatonte
Rregullat e skenarit
Sepse besoja në yjet që më thane
Drita është afër
Hija nisi të marrë ngjyrën e parajsës
Isha paksa i përmalluar të shoh ujin e qetë
Dhe ritmin e zemrës në nivel ndërkombëtar.
LEOPARD CANA 13.09.1999
"Poezi shqip, poezi dashurie, poezi facebook, poezi per babain, te dua"
No comments:
Post a Comment