11 November 2011

B U K U R O S H Ë S


Më thuaj që më do lavire
Thuam që më ke të vetmin në botë
E sheh veten si je bërë

Ti e di mirë se askush nuk do të dashurojë
Në mënyrat e mia
Nuk do të mund të durojnë si unë
Atë gojë si çorapë askush s di ta puth si unë
Atë gojë plot zjarr e lëng



Prej tjerëve s ke çka pret
Do të të mbyllin brenda katër mureve
Dhe do të rrahin, fërfëllojnë, shkulin e dhunojnë
Do të vdisje atje ende pa gdhirë
Kështu trajtohet vetëm egërsira
Durimi yt do ta arrinte kulmin
Ti je vetëm një kafshë e butë
Nuk do të kishin mëshirë ndaj teje

Prapë do të më ktheheshe në bazë
S do të kishe para kujt ti zhvishje bregët
Kjo do të mungonte dhe ja ku jam ta bësh atë
Të të shoh lakuriq para syve të mi
Të të shoh kur unë jap urdhër
Ta shoh se si dridhesh nga të ftohtit

Do ti lagja flokët tua e ti bëj qull
Të qaraveshur të dua, të mërdhirë
Për së afërmi të të shiqoj në ty
Ta lëpij çdo milimetër të lëkurës tënde
Gjersa të qulloset nga pështyma ime
E të vezullojë

Thuaj botës e më thuaj edhe mua
As vdekja s do të na ndajë
Thuaj gjithçka derisa të më bëhesh monoton

Një ditë do të të bie me sakicë në kokë
E të të fus në varr
Tjerët mos të quajnë më. . . . . .
Por do të të thonë kufomë
Diç që nuk zgjohet më përjetë

Ndoshta do të shëmtohet bukuria jote
Por nuk do t ia shoh për të madhe
Nuk do të kishe gjasë ta doje tjetërkënd
Do të mbeteshe pranë meje përgjithmonë

Mos u frikëso
Ti këtë nuk e meriton, apo jo…
Ende jo!!!

LEOPARD CANA 30.04.1999

"Poezi shqip, poezi dashurie, poezi facebook, poezi per babain, te dua"

No comments:

Post a Comment