11 November 2011

MISIONI I NATES

Më jep hua yllin tënd të hirtë
Do të më vie engjulli im në darkë
Duhet ta ç varros e ta plagos tëndin
Të sakrifikoj me tragjedi


Të ec nëpër terr me të
Lumin ta marr në dorë
Qirinjtë janë sëmurë e ty të rrjedh gjak
Vëzhgoj siluetën tënde
Në nevojtore dhe në gropë
Të zhveshur, të rrahur
Të pregaditur për lojë

Prapa dyerve të çara nga sëpata
Ishe vetëm një kalimtare e zbehur
Që i ka ikur karroca e nusërisë
Mbete në rrugë
Të bëje seks me të vdekur
Kishe engjullin që bën mëkat

Pyes kalorësin nga lashtësia
Që më përcjell veprimet nga afër
A është ky lum
I mbushur me kufoma të dhunës
I koordinuar nga çarçafët e zi
Apo ylli që kërkoj
Është yll që vërtetë bën dritë

“Yjet vetëm natën shëndrisin”-më tha
Ai është misioni i tyre.

LEOPARD CANA 5.08.1999

No comments:

Post a Comment