- Një qëndrim i relaksuar para fillimit të hapjes së perdës.
Gjatë vënies së murit të parë, sygjerova mbrendësitë e mia për një jetë vetëm për sot. Katër dritare të mbështetura për shkëmbinj, që të japin një shpresë, pakës më shëndritëse për një të ardhme pa brenga.
Edhe pse disa çaste mbahesh peng nga pamja e kafkës që të jep më vonë shenjën për një forcë nga burime qiellore të drejtuara në tavolinat e çështjeve tokësore.
Një punë më tepër për tu ngjitur në këmbë dhe të vazhdosh ta shprazësh nga mendja edhe idenë për murin me ngjyrë të gojës, me të cilën pata folur dje.
Tua bëj me dije se të nesërmen do të provoj të udhëtoj nga këtu pa lëvizur fare vendin, sepse kjo ishte ajo ëndrra ime e mbështetur në dhomën të cilën e mbaj në kokë dhe i mundësoj transparencë, bile për disa sy.
Leopard Cana 11.12.2001 – mesditë
Prishtinë
"Poezi shqip, poezi dashurie, poezi facebook, poezi per babain, te dua"
No comments:
Post a Comment