Ti je ujë për të eturin…a e di?
Ti je gjak për të sëmurin me anemi
Më je e vetmja shpresë para fundit të botës
Më je bukuroshja që shoh në fund të gotës
Do ta përplasja atë gotë
Vetëm t’më shiqoje ti
T’më prekësh njëherë
Se ti je shenjtëri
E nëpër ty në parajsë do të mbërrij
Ti je cigarja e fundit që s’do ta kisha pirë
Do të ruaja gjersa koha të të vij
Të të thith deri në filter
Veç ta ndjej atë aromë
E t’bërtas më merr
Të tërin më merr
Do ta hudhja cigarën
E të pështyj në tokë
Të më vish përherë
Si perendeshë apo si zot
E nëpër ty atë derë parajse ta shiqoj
Ti çdo dritare jete fortifikon
A s’ti përlyen duart për ty më thonë
A nuk ti mbush me erë
U them që t’adhuroj
Dhe lavirja ime do të jesh përherë
Do të mbaja në krah
Mos t’më ikësh kërkah
Ti rrjedh si rrymë uji
Përgjatë kanalit me minj
A në trupin tënd gjendet parajsa
Apo përmbi
Ti je ujë për të eturin…a e di?
Je cigarja e fundit që s’do ta kisha pirë
Ti je qiell që bën dritë përmbi tokë
Fytyra jote më shfaqet në fund gotë
Ti je perde që fytyrën ta mbulon
Në seks vërtetë ti bën revolucion
Vdekja ty fundin kurrë s’ta sjell
Do të bëhem mbret e ti lule
Në pallat timin të të mbjell.
LEOPARD CANA 1998
"Poezi shqip, poezi dashurie, poezi facebook, poezi per babain, te dua"
No comments:
Post a Comment