11 November 2011

S'TE PATA NJOHUR


Një ditë do të tregoj pse të thirra
Do të kuptosh se korridoret qenë të përlyera
Nga lëngu i puqrrave të shtrydhura të lavireve
Gërshërët me gjak ishin të menstruacioneve
Që pate mu në kohën kur doja të të sakrifikoj
Rreth zjarrit të purpurtë



Një ditë do ti përshpëris disa të shara të vogla
Por nuk do të të mallkoj assesi
Ti je mllefi i varrezave të së sotmës
Puthjet e ithta do ta mbijetojnë
Stuhinë vdekjeprurëse
Kam frikë se do të kthehen prapë
Të na helmojnë të tashmen
Do të na bëjnë ta puthim kryqin e dreqit përsëri

A të vij tek ti, të përkulem
Të kërkoj mëshirë për krimet e bëra
Do të mundohem të të nxjerr nga kafazi
Që kishte qenë i mbushur
Me spermën e mëkatarëve të regjur të antikës
Pa ndihmën tënde do të jetë kot

Të gjitha qenë gabime që nuk falen
Këtë nuk e kam ditur
Deri në ditën kur ta thitha si fëmij
Gjirin tënd të bardhë loçkë.

LEOPARD CANA 26.09.1999

No comments:

Post a Comment