11 November 2011

GJASHTËMBËDHJETËVJEÇARES


Më duket se të dua
Ndoshta është pse ti nuk e di që unë të dashuroj
Për këtë apo për diç tjetër!
Do të doja të mbes kështu, por…



Ndoshta është pse kam lindur i ndarë
Si mollë e përgjysmuar
E ty perendia të ka sjell ta plotësoje
Më duket se vetëm ti je pjesa e lëngut përkatës
Apo më mire të themi “bari shërues”

…E një errësirë me furtunë
Më frikëson ta shfrytëzoj
Shpesh më vie të jam i verbër
Mos të të vërej fare…

Oh, ato gjeste fëmije më mahnisin
Më bëjnë të flas mu kur goja ime lyp të hesht
Athua i frikësohet komunikacionit në rrugë
Në të cilin kur të vie mbrëmja
Veturat bëjnë zhurmë që të shurdhojnë
Pos sirenave të tyre tmerruese nuk dëgjohet asgjë
Bile as kur thërras emrin tënd. . . . . .


Fillon të të zbehet fotografia dhe zhduket në largësi
Më përshkon një shtrëngatë
Nuk shihesh as ti
Oh zot, humbem i tëri
Si po të jam në mes të oqeanit
Vrapoj lartë poshtë duke thirrur “Ty” por kot
Kthejnë kokën vetëm ata njerëz që flejnë në rrugë
Ndonjë endacak apo ndonjë çift

Pakës vështirë të gjesh ndihmë prej tyre
Ndalem diku dhe dëgjoj puthje, më kujton në ty
Atëherë bëhet vonë të dominojë e vërteta


Kthehemi prapë në fillim, ku jemi tash
Ti rri e ulur në këndin tonë të blertë
Unë vështroj, të përbij me një shikim
Ashtu i ndezur dhe i rjepur
Ti vetëm qesh
Kjo të përket pa dilemë
E ajo qeshje më bën të ndihem lartë
Por përbrenda zemra lëshon lotin simbolik


Yjet si ti shëndrisin edhe ditën…
Gjithmonë do të kënaqem kur të shoh.

LEOPARD CANA 24.06.1999


"Poezi shqip, poezi dashurie, poezi facebook, poezi per babain, te dua"

No comments:

Post a Comment